Tre persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është një 37-vjeçar i cili u vendos në pranga pasi ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj-ish të dashurës së tij.
Një tjetër është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me burg për dhunë në familje.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Arrestohen 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. O., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj-ish të dashurës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim I. U., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë.