Holanda po investon më shumë se 420 milionë dollarë për të prodhuar automjete luftarake të dizajnuara nga Suedia për Ukrainën.
Sipas “Defense News”, ky lloj tanku tashmë po përdoret në mënyrë efektive nga ushtarët ukrainas në vijën e frontit.
Tanket e reja pritet t’i dorëzohen Ukrainës deri në vitin 2026.
Me tanket CV90 u furnizua Brigada e 21-të e ushtrisë së Ukrainës në verën e vitit 2023.
Drejtuesi i këtij automjeti, i cili pranoi të identifikohej me pseudonimin “Kipish”, punonte në ndërtim në Poloni përpara se Rusia të fillonte sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.
Ai thotë se nevoja për të mbrojtur vajzën e tij të vogël e nxiti atë të kthehej në vend.
“Kur pashë në internet që armiku filloi të na bombardonte, mora në telefon vajzën time, njeriun më të çmuar në jetën time.
Dhe ajo tha: “Babi, ata po na qëllojnë!”, tha ai.
Automjeti “CV90” mund të përdoret nga forcat e këmbësorisë për transportimin e trupave dhe për të sulmuar tanket e armikut.
Në fillim të qershorit, Holanda ra dakord të shpenzonte më shumë se 420 milionë dollarë për të prodhuar “disa dhjetëra” tanke suedeze për Ukrainën, tha ministri holandez i mbrojtjes.