Pas mbylljes së pjesës së parë në avantazhin e dyfishtë, Portugalia ka arritur të gjejnë edhe një tjetër gol, në “Singla Iduna Park”, duke vijuar të dhurojnë spektakël për tifozët e tyre.
Një kundërsulm vrastar i djemve të Roberto Martinez është finalizuar më së miri nga “fantazisti” i Portugalisë, Bruno Fernandes, i cili merr një pasim të shkurtër nga Cristiano Ronaldo, dhe me një goditje të lehtë dërgon topin në rrjetën e Bayindir.