Po pushonte me familjen në Shëngjin, gazetari humb jetën

Editor
2 Min Read

Isuf Kadriu, korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Shkup, ka vdekur papritur sot në moshën 52-vjeçare.

Ai ka vdekur si pasojë e një sulmi kardiak në qytetin e Shëngjinit në Shqipëri, sa ka qenë në pushime me familjen.

Kadriu ka raportuar për REL-in, prej Shkupit, prej vitit 2002, dhe është një nga emrat me të shquar në redaksinë e Radios Evropa e Lirë.

Prej vitit 2008, ai ka qenë edhe zëvendës-kryeredaktor në mediumin Alsat në Maqedoni të Veriut.

Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në gjimnazin e Gjilanit, ndërsa studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës, si njëri ndër gazetarët e parë të diplomuar nga Maqedonia e Veriut.

Ai e ka nisur karrierën më 1998 në Televizionin Era, ndërsa nga viti 1999 deri më 2008 ka punuar në Televizionin e Maqedonisë së Veriut, në programin për gjuhën shqipe.

“Kolegu Isuf Kadriu do të mbahet mend në memorien e historisë së gazetarisë së një kontribuues për dinamizimin e gazetarisë, si një promovues i ndjekjes objektive të ngjarjeve dhe si një shtjellues profesional i çështjeve dhe dukurive politike dhe shoqërore. Të gjitha këto përpjekje profesionale i bënte gjithmonë duke respektuar parimin e punës ekipore dhe respektimin e standardeve profesionale dhe normave etike”, është thënë në reagimin e kolegëve të Alsat-it.

Ai ka lënë mbrapa vetes gruan dhe tre fëmijë, por dhe një trashëgimi të pashlyeshme me punën e tij në REL.

Po pushonte me familjen në Shëngjin, gazetari humb jetën (Foto)
Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *