JiL.al - Jeto i Lumtur

Ditëlindja kthehet në tragjedi, reperi i njohur qëllohet për vdekje

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Reperi amerikan, Julio Foolio mbeti i vrarë pas të shtënave gjatë festës së tij të ditëlindjes. Policia në Florida tha se katër persona u qëlluan në një parking hoteli herët të dielën. Njëri prej tyre, Foolio, humbi jetën ndërsa tre të tjerët janë shtruar në spital në gjendj e të qëndrueshme.

Reperi 26-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit ishte Charles Jones, është zënë pritë në parkingun e hotelit, raporton BBC. Në llogarinë e tij në Instagram para se të vdiste kishte shkruar se “policia na ndaloi festën”. Muajt ??e fundit ai ka shkruar se “ka pasur disa tentativa për ta vrarë”, ndërsa ka folur hapur për lidhjet e tij me bandat.

Scroll to Top