Kishte fshehur mes ngarkesës me detergjentë kokainë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia franceze ka sekuestruar 74 kg kokainë në doganën e Perthus, ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar.
Doganierët u pozicionuan në portën e madhe të tarifave të Perthus, në autostradën A9 drejt Francës. Ata kryen kontroll rrugor në një mjet mallrash të rëndë.

Mjeti është i regjistruar në Itali dhe drejtues ishte një shtetas shqiptar, i cili po udhëtonte drejt Italisë. Gjysmë-rimorkio përmbante një ngarkesë me detergjent rrobash. Pas kontrolleve rezultoi se në këtë makinë kishte 74 kg kokainë, ngarkesë e cila nëse dilte në treg kapte vlerën e 2.9 mln eurove.

Sakaq, ditën e djeshme gjykata e Perpignanit dënoi shoferin shqiptar me 4 vite burg dhe ndalim në territorin francez për 10 vjet.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top