3 persona janë proceduar penalisht në Librazhd, pasi dy prej tyre (vëllezër me njëri-tjetrin) janë konfliktuar fizikisht me një 45-vjeçar, me grushte dhe me sende të forta.
Për veprime të mëtejshme, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Librazhd
Referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. H., 29 vjeç dhe B. H., 32 vjeç (vëllezër), si dhe për shtetasin A. C., 45 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, njëri-tjetrin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.