JiL.al - Jeto i Lumtur

Gazetari rrezikon 20 vjet burg, ja akuza që rëndon mbi të

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjyqi ndaj gazetarit amerikan të burgosur në Rusi, Evan Gershkovich, ka nisur këtë të mërkurë teksa ndaj tij rëndon akuza për spiunazh.

Gjyqi është zhvilluar me dyer të mbyllura në një gjykatë në Jekaterinburg, në qytetin Ural. Mediat, miqtë, anëtarët e familjes, e as pjesëtarë të Ambasadës amerikane nuk u lejuan të marrin pjesë në seancat gjyqësore.

Gershkovich u arrestua më 29 mars 2023 gjatë një vizite për një reportazh që po kryente për Wall Street Journal dhe u akuza se tentoi të siguronte të dhëna të fshehta ushtarake.

Redaksia e lajmeve dhe Qeveria amerikane i hedhin poshtë këto akuza si të motivuara politikisht. Të dyja institucionet kanë deklaruar disa herë që Gershkovich, 32-vjeçar, ka qenë duke e bërë punën e tij.

Gazetari ka lindur në Amerikë nga prindër emigrantë nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe është gazetari i parë amerikanë që arrestohet për akuzat për spiunazh në Rusi që prej Luftës së Ftohtë.
Ai rrezikon të dënohet me burgim deri në 20 vjet, nëse shpallet fajtor, gjë që është pothuajse e sigurt, shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Autoritetet ruse nuk kanë dhënë asnjë dëshmi për t’i mbështetur akuzat ndaj tij për spiunazh. Një tjetër shtetase amerikane që aktualisht po mbahen prej autoriteteve ruse është edhe Alsu Kurmasheva, gazetare e Radio Evropa e Lirë.

Ajo u arrestua në tetor të vitit 2023 dhe akuzohet për shpërndarje të të pavërtetave për ushtrinë ruse.

Nëse dënohet, ajo do përballet me 10 vjet burgim. Autoritetet amerikane kanë thënë se Kurmasheva është arrestuar në shenjë hakmarrjeje për punën që ka bërë.

Scroll to Top