JiL.al - Jeto i Lumtur

Pagat në shtet u rritën, kush është përfituesi i vërtetë?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sipas Ministrisë së Financave, nga 1 korriku kur rritja e pagave hyn në fuqi e deri në fund të vitit, efekti në buxhet është 11 miliardë lekë, ndërsa kostoja totale arrin në 40 miliardë lekë.

Para të cilat qeveria i ka, duke pasur parasysh rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit këtë vit, e cila ende nuk është rishpërndarë tek qytetarët.

Pagat në shtet u rritën, kush është përfituesi i

Në 5 muajt e parë të këtij viti, në arkën e shtetit rezulton një suficit në të ardhura prej 29 miliardë lekësh. Para që janë më shumë se dyfishi i asaj që duhet për rritjen e pagave deri në fund të vitit.

Por nga janë gjeneruar këto të ardhura shtesë?

Pagat në shtet u rritën, kush është përfituesi i

Tre zërat kryesorë që kanë siguruar edhe pjesën më të madhe të shtesës së të ardhurave në buxhet janë nga TVSH-ja ose taksa e konsumit; të ardhurat personale ose thënë ndryshe tatimi i pagës dhe nga kontributet. Taksa që paguhen direkt nga qytetarët dhe rëndojnë xhepat e tyre. Në total, nga të treja janë gjeneruar 16.9 miliardë lekë më shumë, e mjaftueshme për të përballuar të gjithë faturën e rritjes së pagave për këtë vit.

Por cili është përfituesi më i madh i rritjes së pagave në sektorin publik?

Në pamje të parë duken punonjësit e administratës, kur në fakt është qeveria. Kjo pasi do të mbledh më shumë të ardhura nga tatimi i pagës.

Pagat në shtet u rritën, kush është përfituesi i

Shqipëria ka normat më të larta tatimore për punonjësit në rajon, me disa fasha: 0, 8, 13 dhe 25%. Ndërkohë që të gjitha vendet e tjera janë poshtë nesh. Kjo do të thotë se ne i taksojmë punonjësit apo punën më shumë se gjithë të tjerët. Rrjedhimisht, nga rritja e pagave, qeveria do të mbledhë më shumë të ardhura.

Por ky nuk është përfitimi i vetëm i kësaj lëvizje të socialistëve.

Pagat në shtet u rritën, kush është përfituesi i

Rritja e pagave, që rrit edhe të ardhurat e disponueshme të të punësuarve në shtet, pavarësisht shumë apo pak, ndodh përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, pra efekti elektoral është i pashmangshëm. Nga ana tjetër, qeveria siguron më shumë të ardhura nga tatimi i pagës dhe jo vetëm. Më shumë të ardhura do të mblidhen edhe nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe kjo do të financojë deficitin e skemës së pensioneve. Para që qeveria do të ishte e detyruar ti jepte. Por në vend që t’i jepte direkt për skemën e pensioneve, i jep indirekt nëpërmjet rritjes së pagave. Një tjetër përfitim është edhe tërheqja e rritjes së pagave në privat, pasi shteti bëhet konkurrues me biznesin, në kushtet kur vijon edhe rritja e numrit të të punësuarve në administratë

Scroll to Top