Pse flisni sikur i keni hyrë sot politikës? Ja si i përgjigjet Basha

Editor
1 Min Read

Lulzim Basha i ftuar në një emision televiziv u pyet nga moderatorja Eni Vasli se përse flet sikur i ka hyrë sot politikës, ndërkohë që më herët ka mbajtur edhe poste të rëndësishme në vend.

Basha tha se ai përfaqëson demokratët euro-atlantikë, duke shtuar se Rama tmerrohet nga programi i grupimit të tij. Më tej, Basha deklaroi se ai kur ka mbajtur poste iu ka dhënë shqiptarëve Rrugën e Kombit dhe vizat.

Eni Vasili: Pse flisni sikur i keni hyrë sot politikës, pasi ju keni qenë ministër, keni mbajtur poste të larta në Shqipëri?

Lulzim Basha: Dinosaurët politikë duan të zhdukin programet e partive. Ne jemi demokratët euro-atlantikë, që Rama na ka kaq shumë tmerr. Iu kam dhënë shqiptarëve Rrugën e Kombit, vizat. Berisha ka thënë vetë se të kesh tre jetë, nuk bën dot ato që ka bërë Lulzim Basha. Rama, Berisha, Meta janë politikanët e vjetër të Shqipërisë. Nuk jam bërë pjesë e lojërave politike.

Arion Sulo: 21 janari qenka i Berishës, e vizat qenkan tuat. Opozita u përça nga ty se përjashtove Berishën. Ti hoqe Berishën dhe fitoi Berisha, ai i fitoi demokratët.

Lulzim Basha: Unë i kam hyrë politikës me mision.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *