Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili ditën e sotme, kishte shkuar në një tabakino në Unazë të Re, ka marrë disa produkte dhe më pas është larguar pa kryer pagesën.
Gjatë ndërhyrjes nga Policia, 35-vjeçari ka dëmtuar banesën ku qëndronte dhe ka hyrë në një banesë tjetër, që t’i shmangej Policisë.
Më pas, gjatë shoqërimit, ai ka kundërshtuar me forcë dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. V., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, ditën e sotme, ka shkuar në një tabakino në Unazë të Re, ka marrë disa produkte dhe më pas është larguar pa kryer pagesën. Pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e tij, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë.
Gjatë ndërhyrjes nga Policia, 35-vjeçari ka dëmtuar banesën ku qëndronte dhe ka hyrë në një banesë tjetër, që t’i shmangej Policisë. Më pas, gjatë shoqërimit, ai ka kundërshtuar me forcë dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë. (Videoja gjatë neutralizimit të 35-vjeçarit nga shërbimet e Policisë, është publikuar në disa rrjete sociale).
Pas verifikimeve të kryera ke rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.