Çfarë po ndodh? Zjarret po shkatërrojnë Rrethin Arktik

Editor
1 Min Read

Zjarret po shkatërrojnë edhe një herë Rrethin Arktik, ka raportuar monitoruesi i ndryshimeve klimatike të BE-së, Copernicus. Është hera e tretë në pesë vitet e fundit që zjarret me intensitet të lartë kanë përfshirë rajonin.
Në një deklaratë zyrtare, Copernicus raportoi temperatura më të larta të ajrit dhe kushte më të thata në Sakha, Rusi, të cilat mund të shkaktojnë ndezjen e zjarreve, qoftë edhe pas një shkëndije të vogël. Cituar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, zëvendësministri i ekologjisë, menaxhimit dhe pylltarisë tha se më shumë se 160 zjarre prekën rreth 460,000 hektarë tokë në qershor.
Shkencëtarët janë të shqetësuar se tymi nga flakët do të pengojë aftësinë e akullit të Arktikut për të reflektuar rrezatimin diellor, që do të thotë se toka dhe deti do të thithin më shumë nxehtësi.
Shkencëtarët i kanë konsideruar zjarret në Arktik si një “përbindësh në rritje që ndikon drejtpërdrejt në ndryshimin e klimës”. Një dekadë më parë, zjarret e Arktikut konsideroheshin si ngjarje të rralla. Tani ato po ndodhin gati çdo verë, duke rritur ndjeshëm temperaturat në Arktik, si dhe duke djegur hektarë të tërë të pyjeve boreale.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *