Një tërmet ka goditur mbrëmjen e sotme ishullin e Kretës në Greqi. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 38 kilometra nga Moires, ndërsa thellësia 5 kilometra.
Nuk raportohet për dëme materiale apo lëndime në njerëz.
Ndërkohë që gjatë ditës së sotme në Kretë ka patur disa lëkundje, por me magnitudë të vogël.