Vodhi 4 makina dhe dy çanta, vihet në pranga ‘skifteri’ në Tiranë

Editor
2 Min Read

TIRANË- Një 21-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka kryer disa vjedhje në kryeqytet.

Sipas njoftimit të policisë i riu kishte vjedhur 4 makina dhe dy çanta. Më tej bëhet me dije se i riu me inicialet R. P. gjatë kontrollit nga policia i është gjetur edhe sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, të ndarë në doza. Droga u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë vjedhjeve.

‘Komisariati i Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Përsëritësi”. Dokumentohen me prova ligjore 6 vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës, nga një 21-vjeçar.

Sekuestrohen veshjet e përdorura nga autori i dyshuar gjatë kryerjes së vjedhjeve, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza. Gjatë operacionit u arrestua shtetasi R. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer më shumë se një herë, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shtetasi R. P., dyshohet se ka vjedhur 4 motomjete dhe 2 çanta, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, të ndarë në doza, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë vjedhjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë’, njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *