I shpalluar në kërkim, 49-vjeçari bie në prangat e policisë

Editor
2 Min Read

Një 49-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ishte i shpalluar në kërkim. Mësohet se 49-vjeçarit i ishte caktuar masa “arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës  për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Kapet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë një 49-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar nga DVP Tiranë, i akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Strukturat e Policisë të DVP Vlorë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i shtetasit:

– R. M., alias R. Z., 49 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 31.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

49-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë për veprimet e mëtejshme proceduriale. Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *