Greqia vijon luftën me zjarret. Në qytetin Keratea rreth 35 kilometra në juglindje të Athinës dhjetëra forca zjarrfikëse të mbështetura nga 17 helikopterë që hedhin ujë nga ajri, po mundohet të shuajnë flakët që u ndezëm mëngjesin e kësaj të dielë.
Përhapja e flakëve po favorizohet nga erërat e forta. Mediat në vendin fqinjë treguan pamjet teksa zjarret qe ka dale jashtë kontrollit prek dhe banesat e këtij qyteti.
Si pasojë e temperaturave të larta dhjetëra zjarre shpërthyen përgjatë kësaj fundjave në Greqi me autoritetet që këshilluan qytetarët të qëndronin larg zonave pyjore.
Zjarrfikësit në shtetin fqinjë po luftojnë me flakët edhe në ishullin Serios që shpërthyen pasditen e të shtunës duke nxitur evakuimin e disa fshatrave. Ky zjarr është përhapur në 15 kilometra katror territor sipas asaj që ka deklaruar kryebashkiaku i ishullit.
Prej disa vitesh zjarret masive në Greqi janë kthyer në një fenomen të zakonshëm përgjatë muajve të verës, por ato po bëhen më shkatërrues përgjatë viteve të fundit si pasojë e ndryshimeve të shpejta klimatike.