Sllovakia po udhëheq ndaj Anglisë (0-1). Të besuarit e trajnerit Calzona ndëshkuan britanikët në minutën e 25-të, me anë të Shcranz, i cili përmbylli në mënyrë perfekte një aksion të bukur.
Minutat e para ishin mjaft të luftuara, të dyja skuadrat u përpoqën që të krijojnë mundësi, duke bërë kështu që ndeshja të jetë mjaft interesante. Ekipi i Southgate pretendoi penallti (23’) pas një rrëzimi në zonë, por pas një kontrolli me VAR, arbitri turk Meler sinjalizoi vijimin e lojës.