Bayern Munich, ofertë finale për mesfushorin portugez

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Bayern Munich nuk heq dorë nga Joao Palhinha. Pas vendit të tretë në kampionat, sezonin e kaluar, dhe eliminimit të hidhur nga Kupa e Gjermanisë, skuadra bavareze po mendon për rindërtimin e skuadrës me objektivin “rikthim i menjëhershëm në majat e kampionatit gjerman dhe mundësia për të arritur sa më larg në Champions League e ardhshme”.

Ndër objektivat që drejtuesit i kanë vënë vetes për merkaton e verës mbetet mesfushori portugez, i cili sezonin e kaluar ia doli shumë mirë me fanellën e Fulhamit. Në fakt, lojtari u thirr në veprim nga trajneri i tij në 39 raste në Premier League, “FA Cup” dhe “League Cup”, duke shënuar 4 gola, të gjithë në kampionat.

Sulmi i skuadrës gjermane nuk vonoi. Sipas raportimeve nga “Sky Sports De”, oferta përfundimtare nga Bayern Munich për Fulhamin prej 38-39 milionë stërlina ka mbërritur, për të blerë kartonin e Palhinha. Objektivi është të binden “Cottagers”, duke qenë se, siç lexojmë gjithmonë në faqen e internetit të transmetuesit gjerman, tashmë bavarezët kanë një marrëveshje verbale me lojtarin.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top