JiL.al - Jeto i Lumtur

Gjykata e Posaçme lë në burg kreu e grupit të Shijakut Astrit Avdyl

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjykata e Posaçme, ka lënë në burg Astrit Avdylajn. Gjatë seancës, Avdylaj nuk ka dhënë asnjë deklarim. Astrit Avdylaj, u arrestua me 29 qershor në banesën e tij.

Më herët, u publikuan edhe pamje nga vënia e tij në pranga. Gjatë ndalimit, 50-vjeçarit i është sekuestruar edhe një armë zjarri tip pistoletë.

Arrestimi i Avdylaj u bë pasi u shpall në kërkim nga SPAK, në kuadër të operacionit “Revanshi”, ku u goditën disa grupe kriminale dhe u arrestuan dhjetëra eksponentë të krimit.

Avdylaj dyshohet se ka ndihmuar Ervis Marinajn dhe ish-deputetin socialis Arben Ndokën, në sigurim të kushteve për vrasjen e Durim Bamit.

Komunikimet në aplikacionin “Sky”, treguan se si Astrit Avdylaj mbante komunikime me Ndokën dhe ofrohet ta ndihmojë atë në planin për eleminimin fizik të Durim Bamit.

Avdylaj i dërgon nipin e tij Aldo Avdylajn dhe Arben Mërkurin, Ndokës për të realizuar qëllimin.

Scroll to Top