Shpërthimi në Mirditë, ja cilat janë dy pistat kryesore

Editor
2 Min Read

Një ditë pas shpërthimit të automjetit të Ledovik Syziut në Mirditë, policia ende nuk ka identifikuar autorët e kësaj ngjarje, pavarësisht se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për zbardhjen e saj dhe kapjen e personave që vendosën lëndën plasëse.

Terreni i vështirë dhe mungesa e kamerave të sigurisë e vështirson punën e shërbimeve të policisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një person apo disa.

Raiffeisen Bank
Dy janë pistat kryesore që po hetohet, ajo e ndonjë konfliktit të mundshëm që 47-vjeçari mund të ketë pasur me banorët e zonës pasi në fshatin Malaj njihej si person problematik dhe e shkuara e errët e vëllait të tij Dritan Syziu.

Ky i fundit njihet si kreu i bands së Mirditës dhe është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një efektivi, por prej 24 vitesh vijon arratin.

Dritan Syziu është një nga emrat më të kërkuar nga Policia e Shtetit, por që prej viti 2000 nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Në 28 qershor të vitit 2000, Dritan Syziu së bashku Nikoll Syziun, Bardhok Syziun, Tonin Gjokën e Arjan Reçin vendosën që të grabisnin disa pjesë këmbimi për makina të një parkingu pranë ish-SMT-së së qytetit.

Pasi u pikasën nga roja e objektit njoftoi policinë të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Shërbimet e policisë iu kërkuan autorëve të dorëzohen, por këta të fundit iu përgjigjën me breshëri plumbash. Nga të shtënat me armë mbeti i vrarë efektivi Gjon Pacukut dhe u plagosën Nikollë Marku, Bardhosh Jaku e Ndue Cupi.

Për këtë ngjarje u dënuan me burgim të përjetshmë Dritan dhe Nikoll Syziu, ndërsa Bardhok Syziu u dënua me 15 vite burg, Tonin Gjoka dhe Arjan Reçi u dënuan me nga 14 vjet burgim.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *