Arrestohet ish-përgjegjësi i zyrës së Urbanistikës në Bulqizë (EMRI)

Editor
2 Min Read

ULQIZË- Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 8 muaj burg për shpërdorim detyre është arrestuar në Bulqizë, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Në pranga është vënë, Gëzim Boba, i cili në vitin 2010, teksa mbante detyrën e përgjegjësit të Zyrës së Urbanistikës në bashkinë Bulqizë, me veprimet e tij në kundërshtim me ligjin, ka vendosur dërgimin për miratim të dy kërkesave për leje ndërtimi, të kërkuara nga dy persona të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Dibër/Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Kapet dhe ndalohet një 52-vjeçar, i dënuar nga Gjykata e Dibrës me 8-muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Strukturat e Policisë të DVP Dibër, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit G.B., 52 vjeç, banues në Bulqizë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Dibër, e ka dënuar me 8-muaj burgim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ky shtetas në vitin 2010, teksa mbante detyrën e përgjegjësit të Zyrës së Urbanistikës në bashkinë Bulqizë, me veprimet e tij në kundërshtim me ligjin, ka vendosur dërgimin për miratim të dy kërkesave për leje ndërtimi, të kërkuara nga dy shtetas.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *