Shqiptari kapet me 11 kilogram kokainë në Itali

Editor
1 Min Read

Një 58-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me sasi të mëdha kokaine.

Sipas policisë italiane, në një ndarje të krijuar midis sediljeve të pasme dhe bagazhit një makinës, atij iu gjetën 10 pako me kokainë, me peshë rreth 11 kilogram dhe vlerë rreth 1 milion euro.

Shqiptari ishte nisur nga Puglia drejt Reggio Emilias kur u ndalua nga policia.

Policia kishte informacione se një Volvo me ngarkesë droge në bord po nisej nga Bari për në Italinë e Veriut. Pasi u monitorua me kamera përgjatë itinerarit në A14, oficerët ndërhynë në Castel San Pietro.

58-vjeçari, shfaqi shenja nervozizmi gjatë kontrollit.

Kontrolli i parë i burrit dhe makinës dha rezultat negativ, por më pas qeni Barak zbuloi drogën, e cila ndodhej mes sediljeve të pasme dhe bagazhit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *