Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që në një ndeshje të Europianit, 3 gola të realizoheshin pas harkimit nga goditjet e këndit. Kjo statistikë interesante u regjistrua në duelin mes Austrisë dhe Turqisë, e vlefshme për raundin e 16-ve.
Për Turqinë të dy golat i shënoi me kokë Demiral në minutat 1 dhe 59, ndërkohë që për Austrinë shënoi Gremoritsh në minutën e 66-të.