Ministria e Brendshme hapi para pak kohësh garën për drejtuesin e ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës.
Mësohet se për këtë post kanë paraqitur dokumentacionin përkatës, 6 kandidatë: Artan Didi, Dritan Osmani, Ermal Onuzi, Jona Lamko, Klajdi Hajredinaj dhe Krenar Çarçani.
Aplikimet janë mbyllur më 26 qershor dhe aktualisht aplikantët janë në proces vlerësimi, i cili pritet të përfundojë brenda 45 ditëve.
Komisioni vlerësimit do të rendisë kandidatët dhe do t’ja paraqesë Ministrit të Brendshëm.
Mes emrave spikat ai i Dritan Osmanit, aktualisht punonjës i Gardës së Republikës, me një eksperiencë dhjetëra vjeçare në Ministrinë e Brendshme, por edhe ish-Drejtori i Policisë Shtetit, Artan Didi.
noa.al