Lulzim Basha zbulon “pa dashje” emrin e partisë së re

Editor
1 Min Read

Pasi humbjes së vulës së Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk humbet kohë dhe nis punën për krijimin e Partisë së Re.

Si fillim, ka ndryshuar faqen në Facebook të Partisë Demokratike, duke i ndryshuar emrin, dhe nga “Partia Demokratike” është bërë “Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë”.

Është e qartë se, më shumë se një ndërrim emri i profileve në rrjetet sociale, “Demokratët Euroatlantikë” mund të jetë edhe emri i partisë së re që Lulzim Basha ka gjasa të krijojë nëse nuk arrin të marrë sërish logon dhe vulën e PD-së (Lulzim Basha e ka dërguar vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ia dorëzoi partinë Sali Berishës, në Gjykatën e Lartë)

Idenë për krijimin e një partie të re, Basha dhe deputetët e tij e kanë shprehur edhe në daljet mediatike duke pohuar se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 2025-ës, për të krijuar një alternativë të re për shqiptarët.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *