JiL.al - Jeto i Lumtur

Giacomo Vrioni shkëlqen në MLS

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Giacomo Vrioni konfirmon formën e mirë në Major League Soccer. Sulmuesi shqiptar shënoi në dopietë golash në fitoren që New England Revolution regjistroi ndaj Atlanta United.

Vrioni ishte i jashtëzakonshëm në fushën e lojës, duke qenë vendimtar për t’i dhënë tre pikët ekipit të tij, në fitoren 2-1. 25-vjeçari bëri gjithçka mirë në minutën e 11-të për të deportuar në zonë dhe me të majtën shënoi golin e avantazhit.

Spektakli i Vrionit vazhdoi edhe në fundin e fraksionit të parë të lojës. Sulmuesi shqiptar shfrytëzoi krosimin e hedhur në zonë nga Buck dhe me një goditje direkte dyfishoi shifrat. Ekzekutime perfekte nga ana e Vrionit që në fund u zgjodh edhe lojtari më i mirë i këtij 90 minutëshi.

Me këto dy gola, ai ngjitet në kuotën e 7 realizimeve, teksa ka dhënë edhe një asist. Forma e mirë mund të mos kalojë pa fituar vëmendjen e stafit të kombëtares shqiptare, me Vrionin që mund të rikthehet kuqezi në takimet e muajit shtator.

Klan News

Scroll to Top