Hotelet përballen me ezaurimin e kapaciteteve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ky sezon turistik konsiderohet si më i miri i viteve të fundit në Durrës. Hotelet në këtë qytet janë të mbushur me turistë nga shtete të ndryshme ndërsa në pjesën tjetër të këtij muaji dhe gjatë gushtit pritet të jetë edhe fluksi më i madh.

Operatorët turistikë synojnë që sezonin ta zgjasin edhe me disa muaj.

“Mendoj që Korrik Gusht do jenë dy muaj që janë piku i sezonit, por ne nuk do të mjaftohemi vetëm me pikun e sezonit sepse është shumë pak për t’i dhënë turizmit dhe hotelerisë atë vlerë dhe atë investimin që ka bërë dhe nuk kthehet mbrapsht nëse do të punojmë dy muaj. Sigurisht që ne do të punojmë minimalisht katër muaj, për mos të thënë gjashtë muaj sa vendet e rajonit dhe vetëm atëherë do të themi që industria e turizmit do të jetë lokomotiva e zhvillimit ekonomik të vendit.”

Ndryshe nga një vit më parë që listën e turistëve e kryesonin italianët, këtë sezon qyteti preferohet më shumë nga turistët spanjollë.

“Kemi një shtim të numrit të spanjollëve që po flasim për turizëm të organizuar që e vlerësojnë shumë edhe pse Spanja është e famshme në industrinë e turizmit, përsëri kemi turistë spanjoll. Kanë filluar polak, anglez, por jo në nivelin e duhur. Shpresoj që vitin tjetër do ta kemi edhe tregun anglez në hotelet tona.

Turistët nuk vlerësojnë vetëm bukurinë e natyrës apo kushtet në bregdet, por edhe mikpritjen. Durrësi është një nga qytetet më të preferuara në vend ndërsa zgjidhet çdo vit nga mijëra turistë.

Scroll to Top