Zjarr masiv në Dhërmi, rrezikohen banesat, helikopteri ndërhyn

Editor
1 Min Read

Një vatër zjarri është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Dhërmi.

Zjarri është në kodër ndërsa era e fortë në zonë favorizon përhapjen.

Ndërkohë që era e fortë po favorizon flakët të shkojnë drejt banesave të zonës së Gjilekës ku janë rreth 30 banesa që rrezikohen në qoftë se zjarri përparon.

Në ndihmë të zjarrfikësve të Himarës janë dhe banorët e fshatit Dhërmi të cilët me mjete rrethanore po ndihmojnë për izolimin e zjarrit dhe mos përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Për të normalizuar situatën e zjarrit, veç ndërhyrjes nga toka ka mbërritur edhe helikopteri për të bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *