JiL.al - Jeto i Lumtur

Policia arreston burrin që vrau të dashurin e gruas në Fier

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë Xhuliano Miho 39 vjeç pasi akuzohet se vrau me thikë të dashurin e gruas Xhimi Bakaj 24 vjeç.

Mësohet se pas një debati për motive të dobëta, 39-vjeçari Xhuliano Miho ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas së tij, 23-vjeçarin Xhimi Bakaj. Bëhet me dije se si pasojë e plagëve, i riu nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë. Sipas policisë ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00 në rrugën “Ramiz Aranitasi”, në Fier.

Ndërkohë që bëhet me dije se 39-vjeçari është arrestuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Shkak për vrasjen e të riut dyshohet se është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka tre fëmijë.

Mësohet se gruaja kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa bashkë me fëmijët dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin. Ndërkohë autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.

‘Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, Fier, ju informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. M., 39 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 24 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (thikë) që u gjet në vendin e ngjarjes’.

Scroll to Top