Në “Gostili i vjetër”, në Kukës një 81-vjeçar, duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Nga shërbimet e Policisë dhe familjarët është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 81-vjeçarit.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po heton rreth rastit në fjalë.