Arrestohet sërish gjatë një proteste për klimën Greta Thunberg

Editor
1 Min Read

Aktivistja suedeze për klimën Greta Thunberg është arrestuar gjatë një proteste në Hagë, në Holandë, raportojnë mediat suedeze. Policia holandeze e mori aktivisten 21-vjeçare teksa merrte pjesë në bllokimin e autostradës A12 që kalon në Hagë, në një protestë të organizuar nga lëvizja “Rebelimi i Zhdukjes” (XR), sqaron DPA.

Deri më tani autostrada A12 ka qenë objektiv i një numri të madh protestash. Aktivistët po kërkojnë që Holanda t’i japë fund të gjitha subvencioneve shtetërore për lëndët djegëse fosile.

Thunberg u arrestua edhe në prill gjatë protestave në Hagë. Në fund të majit, ajo u arrestua gjatë protestave pro-palestineze kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Song Contest në Malmö.

Kujtojmë se ajo u arrestua edhe dy javë më parë, gjatë protestës “Rebelimi i zhdukjes” në Helsinki.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *