JiL.al - Jeto i Lumtur

Arrestohet në Kakavijë i riu i shpallur në kërkim (EMRI)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

KAKAVIJË- Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 3.6 vjet burg për “plagosje të rëndë me dashje”, është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës. Në pranga është vënë Enea Arapi, i cili më datë 15.03.2018 gjatë një konflikti të çastit ka goditur me kaçavidë një person.

“Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Korçë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim: Enea Arapi, 28 vjeç, banues në fshatin Rrëmbec, Maliq. Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, njofton policia.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë.

Scroll to Top