Gjykata e Fierit ka dhënë masën “Arrest me burg” për Xhuliano Mihaj, pasi akizohet se vrau me thikë 23-vjeçarin Xhimi Bakaj.
Ngjarja ndodhi të premten në lagjen “11 Janari”, në Fier.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasi Xhuljano Mihaj ka debatuar ashpër me bashkëjetuesit e ish-gruas së tij.
Kjo e fundit nënë e dy fëmijëve, ishte larguar prej disa muajsh nga banesa dhe jetonte me 23-vjeçarin.