Katër persona mbetën të plagosur sonte në një aksident rrugor që ndodhi kur një djalë 18 vjeçar humbi kontrollin e mjetit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, në rrugën dytësore në drejtim të fshatit Progër, raporton noa.al.
Policia tha se shtetasi N. P., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volvo”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas pasagjerë në mjet, të cilët u dërguan dhe ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Me shtetasin N. P., po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /noa.al