Një sherr mes disa të rinjsh, ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Korçës. Bëhet me dije se disa të rinj janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Arsyeja e sherrit masiv nuk është bërë ende e ditur, ndërkohë që Policia ka ndërhyrë duke shoqëruar në Komisariat dhjetë persona.