JiL.al - Jeto i Lumtur

Horoskopi për ditën e sotme, 9 korrik 2024

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dashi

Personat që ju shohin si konkurrentë do të gjejnë mënyrën e gabuar për t’ju provokuar sot, por mos bëni asnjë reagim. Fakti që ata po përpiqen t’ju sulmojnë është një dëshmi e qartë që nuk kanë asnjë mënyrë tjetër për t’ju sfiduar.

Demi

Sa më shumë të ankohen të tjerët për ju që nuk po shkoni pas rrymës, aq më tepër duhet t’i injoroni dhe të vazhdoni si më parë. Kush janë ata që të ju tregojnë çfarë të bëni? Doni të dini kush i jep urdhërat në jetën tuaj? Shikoni në pasqyrë!

Binjakët

Një koleg pune ose bashkëpunëtor në biznes do të përpiqet t’ju intimidojë sot, por nuk do të ndiheni të tillë, në të vërtetë ka shumë mundësi që vetëm të qeshni me këtë gjë. Mos i jepni as rryshfet, paraja është me rëndësi dytësore, kjo ka të bëjë me parimet.
Gaforrja
Një marrëdhënie e juaja mund të jetë duke kaluar nëpër një moment të vështirë, por nuk duhet të jetë fundit i saj. Lidhja e Mërkurit me Plutonin tregon se nëse ju do të përballeni me problemet tuaja ata së shpejti do t’i përkasin së kaluarës.

Luani

Mesazhi i yjeve për sot është që ju duhet të jeni më të organizuar. Ju gjithashtu duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje gjërave të vogla që ndonjëherë i merrni për të mirëqena. Shpeshherë janë ato gjëra që e bëjnë botën të rrotullohet.
Virgjëresha
Fati juaj po ndryshon në mënyrë të dukshme për mirë, por një pjesë ka frikë se ky mund të jetë një kurth. Mos u shqetësoni. Aspektet pozitive ndaj planetit të Mërkurit thonë se nuk ka rreziqe. Pra shijojeni këtë gjendje!

Peshorja

Nëse doni të detyroni partnerin ose një koleg pune për të ndjekur urdhërat tuaja sot, nuk do të këni vështirësi për ta bërë këtë gjë, por a është kjo mënyra më e mirë për t’i bërë gjërat? Ju do të keni më shumë sukses, në qoftë se përdorni sharmin dhe jo forcën.

Akrepi

Ju duhet të jeni të sinqertë me miqtë dhe familjen tuaj për ndjenjat e sinqerta. Kjo mund të jetë pak e sikletshme në fillim, por kjo gjë do t’ju kursejë ndonjë surprizë të pakëndshme më vonë. Mos i mohoni dështimet tuaja, përballuni me to.

Shigjetari

Mundësi të reja po vijnë për ju, ato lloj mundësish ku, nëse veproni shpejt dhe me vendosmëri, mund të bëni shumë përpara. Lini instiktet tuaja t’ju udhëzojnë dhe mos kini frikë të bëni të kundërtën e asaj që bëjnë të tjerët.

Bricjapi

Kini parasysh lidhjen e Mërkurit me Plutonin në shenjën tuaja sot, duke ju inkurajuar të mendoni për llojin e temave që disa njerëz preferojnë të mos përmenden kurrë. Ju duhet jo vetëm t’i mendoni por edhe të flisni për to.

Ujori

Ju nuk do të jeni në gjendje të shmangni komentet negative të njerëzve të tjerë sot, por ju me siguri mund t’i injoroni ato. Veproni sipas mendjes suaj, sepse njerëzit kanë frikë nga ambicja juaj. Dhe ata kanë të drejtë, ju do të arrini atje.

Peshqit

Disa nga gjërat që dëgjoni gjatë 24 orëve të ardhshme do të bëjnë që ju të dëshironi të ndiheni i dëshpëruar. Si mund të jenë njerëzit aq mendjelehtë? Si munden njerëzit të jenë kaq të verbër? Bëjini të përballen me të vërtetën pa u shqetësuar.

Scroll to Top