JiL.al - Jeto i Lumtur

Spanja në përgatitje për Francën në Euro 2024

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Spanja vazhdon përgatitjet në qendrën stërvitore të Donau-shingen, në prag të sfidës gjysmëfinale kundër Francës në 2024.

Skuadra e Luis de la Fuente po kalon një formë të jashtëzakonshme me pesë fitore radhazi deri më tani në Kampionatin Europian, por në sfidën e Mynihut nuk do të ketë të disponueshëm disa futbollistë.Mesfushori Pedri është jashtë turneut pasi pësoi një dëmtim në gju pas një ndërhyrjeje të gjermanit Toni Kros. Në çerekfinalen kundër pancerave u morën 16 kartonë të verdhë, e kundër “Gjelave” do të mungojnë mbrojtësit Robin le Normand dhe Dani Carvajal.

Mbrojtësi i Realit, Naço do të luajë në qendër të prapavijës, bashkë me Aimerik Laporten dhe 38-vjeçarin Hesus Navas në të djathtë, i cili është lojtari i fundit i brezit të artë të Spanjës që fitoi Botërorin në 2010 dhe Europianin 2 herë radhazi, në 2008 dhe 2012.Navas do të ndihmojë në aksionet sulmuese talentin Lamine Jamal, i cili luan si sulmues krahu dhe është një nga pikat më të forta të “La Roja” bashkë me Niko Uilliams në të majtë të ofensivës. Përzierja e eksperiencës me talentin duket se është sekreti i Spanjës së drejtuar nga De la Fuente.

Scroll to Top