A jeni i zhgënjyer nga qëndrimi i Kia Joorabchian, agjentit të Zirkzee? Kjo është një nga pyetjet e bëra në konferencën për shtyp për Zlatan Ibrahimovic, menaxher i Milanit, i cili gjatë prezantimit të trajnerit të ri Paulo Fonseca u përgjigj kështu:
“Kurrë nuk u zhgënjeva. Ka realitet, por ka edhe thashetheme. Ka agjentë që i zgjidhin problemet, ka të tjerë që i krijojnë ato. Në rastin konkret nuk është as njëra, as tjetra”.
Për të njëjtën temë, Paulo Fonseca shtoi: “Zlatan ka thënë gjithçka. Nuk më pëlqen shumë të flas për këtë temë… Lojtari që duam për sulmin është pikëtuar tashmë dhe shpresojmë ta mbyllim sa më shpejt të jetë e mundur”.
Megjithatë, gjatë konferencës së gjatë për shtyp, të dy deklaruan se qendërsulmuesi do të vijë së shpejti: “Duhet të gjejmë zgjidhje për transferimet, pastaj Jovic është sulmues i yni. Pastaj varet se sa sulmues i duhen trajnerit. Duke pasur tre sulmues, besoj se jemi të mbuluar në këtë repart”.