Ndahet nga jeta gazetari i njohur Aristir Lumezi

Editor
1 Min Read

Ditën e sotme është ndarë nga jeta kryeredaktori i “Gazetës Panorama” dhe gazetari i njohur Aristir Lumezi.

Lumezi dha frymën e fundit në moshën 57-vjeçare pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

57-vjeçari gjatë karrierës së tij prej dy dekadash dha një kontribut të vyer në median e shkruar shqiptare dhe atë vizive.

Lumezi ka qenë gazetar i politikës dhe ka mbajtur postin e kryeredaktorit të “Gazetës Panorama”.

Ai e nisi karrierën si gazetar në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se varrimi i tij do të bëhet ditën e enjte në 11 korrik në orën 12:00.

Trupi i pajetë i gazetarit do të prehet përgjithmonë në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *