Protesta e 11 korrikut, skenari dhe kërkesat e opozitës

Editor
2 Min Read

Protesta e opozitës do të dominohet nga diskutime të personave që i përkasin shoqërisë civile si edhe botës së artit.

Fjalimet e vetme politike do të jenë ato të Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, fjala e të cilit do të përcillet direkt nga banesa e tij, sikundër e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Belind Këlliçi tha në një intervistë për RTSH-në se protesta do të ketë si kërkesë lirimin e liderit të opozitës, Berishës.

“Kushdo që mund të ketë ndjesi nga më të ndryshmet për Liderin e Partisë Demokratike Sali Berisha, duhet të kuptojë se sot që flasim jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s, i cili Kryetarin e opozitës prej 191 ditësh e ka në arrest shtëpie si masë politike, pa prova dhe fakte,” tha anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi.

Gjithashtu opozita do të kërkojë, tha ai, krijimin e një qeverie teknike që do t‘i hapë rrugë zgjedhjeve të lira.

“Kryeministri Edi Rama ka futur duart në të gjitha proceset zgjedhore, ka vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë duke tjetërsuar vullnetin tyre. Ndaj qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira janë kërkesë e panegociueshme e opozitës,” tha Belind Këlliçi.

Protesta sipas tij do të jetë paqësore, por nuk përjashtohen aktet e mosbindjes civile.

“Demokratët përherë kanë organizuar protesta paqësore. Akte të mosbindjes civile ka patur gjithmonë në protesta, megjithatë janë qytetarët ata që do të vendosin. Për një gjë jam i bindur, se do të ketë shumë ngjyra kjo protestë,” tha Këlliçi.

Në protestë do të ketë edhe denoncime të atyre që opozita i ka quajtur mega-afera korruptive, sikundër eshte ajo e incineratorëve apo skandali i Spitalit të Onkologjikut.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *