Kapet vrasësi i dyshuar i gruas dhe dy vajzave të gazetarit të BBC

Editor
2 Min Read

Është vënë në pranga i riu i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar kryesor për vrasjen e tri grave në Angli, dy vajzave dhe gruas së gazetarit dhe komentatorit të BBC, John Hunt.

Kyle Clifford, 26 vjeç, i cili mendohet se ka shërbyer në ushtrinë britanike për rreth një vit, u cilësua si i dyshuar nga policia e Hertfordshire pas vdekjes së Carol Hunt, 61 vjeçe dhe dy vajzave të saj, Hannah, 28 vjeçe, dhe Louise, 25 vjeçe, në një pronë në Bushey.

Një deklaratë nga policia e Hertfordshire tha se Clifford ishte gjetur në Enfield, pranë një prone që u kontrollua më herët gjatë ditës si pjesë e kërkimit.

26-vjeçari është dërguar në spital për trajtim mjekësor pasi është konstatuar se ka pasur lëndime në trup, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë për arrestimin e tij nuk pas pasur asnjë të shtënë me armë.

Dyshohet se i dyshuari ishte i njohur për viktimat

Detektivi dhe Inspektorja Justine Jenkins, nga Njësia e Krimit të Madh të Bedfordshire, Cambridgeshire dhe Hertfordshire, tha: “Është një kohë tepër e vështirë për familjen e viktimave dhe ne do të kërkojmë që privatësia e tyre të respektohet ndërsa ata pajtohen me atë që ka ndodhur.

“Pas hetimeve të gjera, i dyshuari është gjetur dhe askush tjetër nuk është duke u kërkuar në lidhje me hetimin në këtë moment”, shton ajo sipas BBC.

Carol, Hannah dhe Louise Hunt, u gjetën të plagosura rëndë në shtëpi në Ashlyn Close rreth orës 19:00 të së martës dhe më vonë vdiqën në vendngjarje.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *