Anglia dhe Spanja në finalen e Euro 2024

Editor
4 Min Read

Angli-Spanjë do të jetë finalja e madhe e Europianit të Gjermanisë. Skuadra e “Tre Luanëve” arrin të mund Holandën në gjysmëfinale duke përmbysur avantazhin e tulipanëve në fillim.

Ndeshja minutë pas minute:

Akordohen 2 minuta shtesë!

90’- Gooool Anglia 1-2! Watkins me një diagonale të shkëlqyer, e dërgon topin në rrjetë, për t’i dhënë avantazhin Anglisë. “Tre luanët” me një këmbë në finalen e

88’- Gjuajtje e rrezikshme e Palmer me të majtën në zonë, topi shkon mbi traun e portës.

87’- Van Dijk ndëshkohet me karton të verdhë, për protesta për një goditje këndi të munguar.

85’- Kundërsulm i shpejtë i Holandës me Xavi Simons, që pason te Gakpo, por sulmuesi ndalet në mënyrë të parregullt nga Saka. Anglezi ndëshkohet me të verdhë.

81’- Dy zëvendësime tek Anglia, largohen Kane dhe Foden, për t’i lënë vendin Palmer dhe Watkins.

80’- Saka përmbys rezultatin dhe i jep avantazhin Anglisë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

77’- Simons, totalisht i lirë në zonë, gjuan keq dhe e dërgon në duart e Pickford.

74’- Walker ndal një aksion të rrezikshëm të holandezëve nga e majta me Gakpo, pas pasimit të Simons.

68’- “Zgjohet” Holanda. Gakpo kroson në zonë, Pickford grushton në goditje këndi, një top që po shkonte te Dumfries.

65’- Rasti i parë i rrezikshëm në këtë pjesë të dytë. Një krosim në zonë gjen Van Dijk, që provon me një gjuajtje, por pret Pickford, që e dërgon topin në goditje këndi.

61’- Holandezët mbyllen shumë mirë mbrapa dhe nuk lënë hapësira. Anglezët e kanë të vështirë për të çarë mbrojtjen.

54’- Anglia shfaqet më kërkuese në këtë pjesë të dytë dhe luan në sulm, në kërkim të golit të avantazhit.

45′- Pjesa e dytë nis me zëvendësime. Shaw merr vendin e Trippier tek Anglia, ndërsa Weghorst aktivizohet në vendin e Malen te Holanda.

Mbyllet pjesa e parë!

45’- Akordohen 3 minuta shtesë.

39’- Tjetër tentativë e Foden nga jashtë zone, këtë herë ndalet nga portieri i Verbruggen.

35’– Largohet Depay i dëmtuar, në vendin e tij aktivizohet Veerman.

32’- Tani fati kthehet te holandezët. Një predhë e Foden nga jashtë zone ndalet te shtylla e djathtë.

30’- Të pafat holandezët. Dumfries sheh gjuajtjen e tij me kokë, të ndalet nga tranversa.

29’- Mundësi shumë e mirë për Holandën. Depay nis një kundërsulm të shpejtë, pason te Malen, por gjuajtja e këtij të fundit devijohet në goditje këndi.

23’- Dumfries kthehet në heroin e holandezëve. Mbrojtësi ndal një top mbi vijën fatale, pas gjuajtjes së Foden.

18’- Gooool Anglia 1-1! Harry Kane nuk gabon nga penalltia, duke shënuar, për të barazuar shifrat.

16’- Pas rishikimit në VAR, arbitri akordon penallti për Anglinë. Dumfries ndëshkohet me të verdhë.

14’- Pretendime për penallti tek Anglia. Kane merr një ndërhyrje me takë nga Dumfries, pas gjuajtjes mbi traun e portës. Arbitri rishikon rastin në VAR.

13’– Gjuajtje e fortë e Harry Kane nga jashtë zone, grushton portieri Verbruggen.

12’- Reagon Anglia, me Trippier që kroson në zonë, Rice me kokë provon të pasojë të Kane, por Van Dijk i vëmendshëm largon rrezikun.

7’- Gooool Holanda 1-0! Xavi Simons rrëmben një top në afërsi të zonës dhe me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, e ndal topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

4’- Zbritje e rrezikshme e Holandës me Simons që vertikalizon për Malen, por del Pickford dhe ndal rrezikun.

0′- Starton gjysmëfinalja. Holanda dhe Anglia duan finalen e madhe.

20:56, 10 Korrik 2024

FORMACIONET ZYRTARE:

HOLANDA: Verbruggen, Van Dijk, Ake, De Vrij, Dumfries, Simons, Reijnders, Schouten, Malen, Gakpo, Depay.

ANGLIA: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Trippier, Rice, Bellingham, Mainoo, Saka, Foden, Kane

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *