KANADA- Një tërmet me magnitudë 6.4 ka ndodhur pak më parë në zonën detare në perëndim të ishullit Vankuver në Kanada, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).
Epiqendra e tërmetit ndodhet 215 kilometra në jugperëndim të qytetit të Tofinos dhe thellësia fokale llogaritet në rreth 10 kilometra. Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale nga tërmeti.