Gazetari Ervin Leka thotë se finalizimi i operacionit antidrogë në kryeqytet, ku u lëshuan urdhër arreste për 24 persona dhe 19 prej tyre u vunë në pranga, erdhi pas 3 muajsh hetime nga e policisë dhe sektori i antidrogës në Policinë e Tiranës
Në një intervistë për një emision televiziv, Leka u shpreh se operacioni u finalizua pas përgjimeve të kryera dhe blerjeve të simuluara të lëndëve narkotike, me anë të agjentëve të Policisë së Shtetit.
Leka shtoi se lënda narkotike vinte nga qyteti i Fierit.
“Në fakt, është një hetim 3 mujor që ka nisur nga ana e policisë dhe sektori i antidrogës në Policinë e Tiranës. Kjo është fazë e dytë e operacionit “Tempulli 3”. Mund të themi se janë ata shpërndarësit e thjeshtë, sasia e lëndëve narkotike është 1.2 kg kokakinë, ndërsa pjesa tjetër e heroinës, apo edhe kanabisit, kanë qenë në pjesë më të vogla në sasi. Kanë qenë të ndarë në doza, gati për shpërndarje. Më pas dorëzimi i tyre i bërë gati për t’u shitur direkt në tregun e Tiranës. Sasia ka qenë më e pakët dhe e ndarë në doza. Ka qenë një mbajtje në fakt, prej 3 mujash në përgjim e policisë të këtyre personave, këto përgjime, por edhe blerjet e simuluara me anë të agjentëve të Policisë së Shtetit, kanë bërë që edhe këto persona, të vërtetohet për 24 prej tyre, ku 19 janë arrestuar, që janë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Sa i përket vendorigjinës, është qyteti i Fierit. Duket se qyteti i Fierit është një bazë ku mblidhet dhe grumbullohet lënda narkotike, kryesisht kokania, kanabisi, por edhe herona në disa raste dhe më pas shpërndahet në qytete të tjera si Durrësi apo Tirana.
Kryesisht, ka pasur zona të ndryshme të Tiranës, si “Astiri”, apo zona e Bllokut, në lokalet e natës atje, zona e “Freskut”. Kanë qenë zona të ndryshme të Tiranës. Nuk është faktuar nëse është një grup i strukturuar krimnal, mund të kishim rëndim të akuzës Kanë qenë edhe në zona pranë shkollave. Në aksionin e fundit që është oeganizuar në dy ditët e fundit në Tiranë, kemi tre gra të arrestuara. Roli i tyre, sipas hetimeve nga policia, por edhe Prokuroria e Tiranës, ka qenë e shpërndarësve. Lëndën narkotike e shpërndanin kryesisht në lagjet e tyre, por edhe në lokalet e natës.
Disa prej tyre janë me precedentë penalë, kryesisht në fushën e lëndëve narkotike, por edhe për vepra të tjera më të lehta. Më i rënduar, edhe nga pozita, është Armando Xhelandini 52-vjeçar, i cili është kapur në maj të këtij viti për shkak të një ngjarjeje, Greqia e akuzon për një vrasje të ndodhur atje në 2008. Ky person del edhe në operacionet e mëparshme, “Tempulli 1”, Tempulli “. Armando Xheladini ka edhe një lokal në zonën e Tiranës, që si duket e përdorte për bazë të lëndëve narkotike”, theksoi ai.