JiL.al - Jeto i Lumtur

Temperaturat e larta, ky vend kufizon orët e punës për disa kategori

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Për shkak të temperaturave të larta që priten në ditët në vijim, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të kufizuar orarin e punës për disa kategori.

Sipas vendimit të Ministria e Shëndetësisë, kjo bëhet me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Në bazë të këtij vendimi i cili hyn në fuqi nesër më 13 korrik, do të përfitojnë gratë shtatzëna, punëtorët e ndërtimit dhe qytetarët me sëmundje kronike.

Vendimi i qeverisë së Kosovës

Kufizim i orarit të punës përgjatë temperaturave të larta.

Në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave në ditët në vijim, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë merr vendim që të kufizohet orari i punës nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 për këto kategori:

1. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 lirohen nga puna gratë shtatzëna.

2. Në rast të pamundësisë së lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të këtij vendimi, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë.

3. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.

4. Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

5. Varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera.

6. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta.

Scroll to Top