Van Dijk frikëson Liverpool-in E ardhmja ime? Nuk e kam fare idenë

Editor
1 Min Read

Hapësirë ​​për merkato do të ketë edhe pas ndeshjes Holandë-Angli, gjysmëfinale që i kushtoi skuadrës së Ronald Koeman eliminimin nga “Euro 2024” për shkak të golit në minutën e 90-të të Watikins.

Kapiteni portokalli, Virgil Van Dijk, duke folur për agjencinë e lajmeve “Reuters”, iu përgjigj atyre që i kërkuan informacione në lidhje me të ardhmen e tij, duke qenë se kontrata me Liverpool-in i skadon më 2025, pra pas vetëm një viti.

Qendërmbrojtësi u përgjigj: “Nuk kam as idenë më të vogël për momentin. Do ta mendoj me kujdes këtë verë se çfarë dua në nivel klubi dhe si lojtar në nivel ndërkombëtar. Duhet të pushoj dhe reflektoj pas një sezoni si ky, në të cilin kanë ndodhur shumë gjëra”.

Vetë mbrojtësi nuk i kurseu fjalët e tij duke komentuar veprimet e arbitrit gjerman në gjysmëfinalen ndaj Anglisë: “Më dhemb shumë që e pësuam golin ashtu, në fund të ndeshjes.

Mbetëm duarbosh, edhe pse dhamë gjithçka ndaj Anglisë. Arbitri i thotë të gjitha me largimin e shpejtë pas ndeshjes, por nuk dua ta fajësoj…”

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *