Shqipëri – Në territorin e Shqipërisë vijon depërtimi i mëtejshëm i masave Afrikane duke sjellë në Shqipëri; mbizotërimtë motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites, por pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin KU më dukshme vranësirat do të jenë në zonat Juglindore të vendit. Sipas Meteoalb temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në Ersekë 18°C ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe qendrore deri në 42°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.