JiL.al - Jeto i Lumtur

Sherr fizik mes policëve dhe qytetarëve gjatë natës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një përplasje fizike ka ndodhur mes efektivëve të policisë dhe një grupi të rinjsh në qytetin e Vlorës pak pas mesnatës së të premtes.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15 në zonën e Lungomares.

Burimet bëjnë me dije se sherri ka ndodhur për shkak të motorave skuter me qera, ku sipas policisë janë bërë problem në qytet pasi nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kaluar në rrugën e këmbësoreve. Sherri ka nisur me të shara dhe ka degraduar në përplasje me grushte dhe me shkelma. Mësohet se dy efektivë janë lënduar dhe njëri prej tyre ka thyerje në krah. Disa persona janë shoqëruar dhe po vijojnë hetimet nga prokuroria. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj përplasjeje.

Scroll to Top