Katër shtetas shqiptarë janë prangosur nga policia italiane në Pavia.
Sipas autoriteteve, shqiptarët janë përgjegjës për vjedhjen e 20 shtëpive në periudhën midis vitit 2021 dhe 2022 në Pavia, Alessandria, Savona dhe Lodi.
Ata u identifikuan nga kamerat e sigurisë, ndërsa policia arriti të gjejë edhe një pjesë të sendeve të vjedhura që iu kthyen pronarëve.
Shqiptarët janë pjesë e një bande më të madhe që njihet për vjedhjen e banesave në zonë.