GREQI- Një incident i përgjakshëm me të shtëna mes tifozëve ka ndodhur pasditen e sotme jashtë stadiumit në Alexandras Avenue, pak para ndeshjes miqësore mes Panathinaikos dhe AEK Larnaka. Sipas informacioneve, për arsye ende të panjohura, tifozët janë përleshur me njërin prej tyre duke nxjerrë armë dhe duke qëlluar.
Një person ka mbetur i plagosur në këmbë nga të shtënat. Në të njëjtën kohë, gjatë përleshjes kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, një në bark (me gërvishtje) dhe një në krah pas një sherrit. Të tre të plagosurit janë dërguar në Spitalin Popullor.
Policia greke ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë më shumë se 70 arrestime. Sipas informacioneve shumë prej të arrestuarve janë emra të njohur për autoritetet për incidente në stadiume dhe shkelje të tjera.